Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Maqellarë, ku një adoleshent është mbytur në lumin Drin.

15-vjeçari me iniciale A.L. po lahej në  lumë, në fshatin Potgorcë, kur e ka tërhequr rrjedha e ujit dhe ai nuk mundi të dilte më i gjallë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel