Me dhjetëra shoferë kamionësh bllokuan rrugët në Francë me automjetet e tyre, në shenjë proteste për të kërkuar rroga më të larta.
“Po rriten të gjitha , çmimi i energjisë, karburantit, ushqimeve, dhe kjo rritje vlen edhe për shefat tanë le të jemi të sinqertë, na duhet rritje e pagave. Rrogat që kemi aktualisht janë shumë të ulëta për orët e punës që ne bëjmë, kështu nuk ja dalim dot.”
“Duhet ta dini se ne kemi një normë inflacioni prej 5.2%, Konkretisht sot kërkojmë rihapjen e negociatave të detyrueshme vjetore për të thënë që pagat duhet të ri-indeksohet në inflacion.”
“Është absurde, ne punojmë, por edhe me makinë private, në fund të ditës kur mbushim makinën kushton 150 euro, pra është shumë në krahasim me dikur, Me gjithë faturat tona nuk kemi asgjë në fund të muajit”, shprehen shoferët.
Në fillim të qershorit, sindikatat shpjeguan se punonjësit e transportit rrugor përballeshin me “inflacion galopant dhe eksponencial” të kombinuar me paga të ulëta, prandaj ata kërkojnë rihapjen e negociatave për pagat.
Marrëveshjet në transportin rrugor të mallrave u nënshkruan në fillim të vitit, por tashmë thonë sindikatat duke parë situatën nuk vlejnë më.
Top Channel