Një garë e pazakontë me buaj u zhvillua të dielën në Chonburi të Bangkokut.

 

Tradita vjetore jashtëzakonisht e zhurmshme, me baltë dhe pak kaotike shënon fillimin e sezonit të mbjelljes së orizit e që zhvillohet për herë të parë në dy vjet me rënien e pandemisë Covid.

Katër çifte buajsh garojnë në një fushë  me rëre, të shoqëruara nga të rinj të guximshëm që vrapojnë zbathur nëpër ujërat e cekëta me baltë dhe përpiqen të kontrollojnë kafshët e tyre dhe të qëndrojnë në këmbë.

Përpara se të fillojë gara, ne jemi pak të emocionuar dhe nervozë”, tha 33-vjeçari Sompong Ratanasatien,

Pika më e ndërlikuar është fillimi, tregon ai ku vrapuesit duhet të presin për bilbilin ndërsa përpiqen të manovrojnë kafshët e rënda në pozicion dhe t’i mbajnë të qetë.Pas kësaj varet nga bualli ynë dhe nga mënyra se si ai përputhet me aftësitë e mia”, shton ai

Të nxitura me një kamxhik të vogël bambuje me majë metalike, kafshët janë gati për garë. Vrapuesit, të cilët punojnë dhe stërviten me buajt u duhen javë të tëra përgatitje, pasi ka pasur shumë raste ku shume prej tyre janë lënduar pasi kanë humbur kontrollin e kafshës së tyre

Top Channel