Edhe pse jetën e tij e ka kaluar si Shqiptar mes Serbisë, dhe ka një pasaportë Serbe, Nagip Tashi nuk hoqi kurrë dorë nga dashuria që ka për Shqipërinë, duke gdhendur në dru figura të njohura të Kombit tonë.

“Gjama” ekspozita e tij e mbajtur në Fishtë të Lezhës në nder të Gjergj Fishtës, solli për artdashësit portretet e figurave të shquara te Shqipërisë që nuk jetojmë më por kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në vendin tonë.

Ndër figurat e mëdha, nuk mungonte dhe presidenti i Top Channel Dritan Hoxha, i cili për Nagipin dhe familjen e tij por jo vetëm dhe shume familje të tjera bëri qe me anë të Top Channel dhe Digitalb të dëgjoj për here të parë Shqip në Serbi.

Top Channel