Java që vjen parashikohet të jetë me temperatura të larta dhe mjekët këshillojnë që të bëjnë kujdes, të moshuarit ata me probleme kardiake, gratë shtatzëna pasi këto ditë janë regjistruar shumë urgjenca të qytetarëve kanë pësuar gjendje të fikti vetëm për shkak të të nxehtit
“Patologjite kardiake janë në vend të parë. Ato zënë 35 % të urgjencave. Në këto ditë të nxehta kemi pasur 70 ugjenca për shkak të gjendjes së të fiktit” -u shpreh Brataj.
Personat me probleme kardiake të cilët marrin mjekim për të ruajtur vlera normale të tensionit, duhet të konsultohen me mjekun kardiolog për të ndryshuar dozat e trajtimit, pasi rritja e temperatuarve ndikon në zgjerimin e venave dhe po kështu në vlerat e tensionit.
Mjekët këshillojnë të konsumohet ujë deri në 2.5 litër në ditë në mënyrë që organzimi të mos dehidratohet nga i nxehti. Po kështu në këto ditë të nxehta duhet bërë kujdes në reduktimin e sasisë së ushqimit, shtuar frutat dhe perimet.
Top Channel