Një familje është aksidentuar këtë mbrëmje në Kukës.

Të plagosur kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët, kurse babai ka marrë dëmtime të lehta. Sipas informacioneve, ata janë dërguar në spital dhe nuk janë në  gjendje të rëndë.

Familja e aksidentuar po udhëtonte nga Hasi drejt Kukësit dhe është përplasur me një makinë tjetër.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë  shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel