“Dhuna nuk ka vend në demokraci”/ Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë lënë pas mosmarrëveshjet dhe reagojnë për sulmin ndaj Trump 26/04 12:10
Joe Biden ka zbuluar aksidentalisht një fletë udhëzimi që i jep atij orientimet bazë se ku të ulet dhe çfarë të bëjë gjatë një takimi me drejtues të bizneseve industrialë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti gabimisht u tregoi fotografëve listën e udhëzimeve në të cilën shkruhej ‘uluni në vendin tuaj’, ‘jep komente të shkurtra’ dhe ‘largohu’.

79-vjeçari u udhëzua gjithashtu të fliste specifikisht me të pranishmit, t’u bënte pyetje dhe t’i falënderonte para se të largohej.

Kjo nuk është hera e parë që Biden kapet duke përdorur një fletë udhëzimi në takime. Ai gjithashtu u pa me përgjigje të gatshme për mediat gjatë një bisede për Ukrainën në fillim të këtij viti.
Top Channel