Mbikqyrësit bërthamorë të OKB: Jemi të shqetësuar për stafin në termocentralin e Zaporizhzhia

24/06/2022 16:43

Stafi ukrainas në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia është në fokusin e shqetësimeve të mbikqyrësve bërthamorë të OKB-së.

Në një deklaratë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se situate aty është përkeqësuar së fundmi nga kushtet e vështira me të cilat po përballet.

“IAEA është në dijeni të raporteve të fundit në media që tregojnë një situatë të përkeqësuar për stafin ukrainas në termocentralin më të madh bërthamor të vendit, jemi gjithnjë e më të shqetësuar për kushtet e vështira me të cilat përballet stafi”.- thuhet në njoftim.

Në mars, bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore pasi forcat ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në Ukrainën jugore dhe ndezën një zjarr.

Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Ndërsa forcat ruse kanë vazhduar të pushtojnë centralin pranë lumit Dnieper, stafi ukrainas është ende duke e operuar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA