Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

24/06/2022 16:38

Leicester City ende nuk ka nisur punën për të bërë afrime gjatë kësaj merkatoje dhe tifozët duken shumë të pakënaqur, ndërsa shohin që drejtuesit e klubit nuk po e vënë “ujin në zjarr”.

SuperSport shkruan se dy lojtarët janë ndër më të kërkuarit e kësaj merkato, me Eriksen që pas rikthimit në Angli kaloi super sezon me Brentford. Kontrata e danezit me Brentford ka mbaruar dhe tashmë ai po sheh mundësitë që ka për të ardhmen, ndërsa përveç klubit ku luajti edicionin që u mbyll, Tottenham prej javësh po tenton afrimin e tij.

Ndërsa sa i përket 20-vjeçarit shqiptar, Leicester i bashkohet në garë një numri të madh klubesh angleze përfshirë këtu edhe West Ham që bëri dhe një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh për kartonin e Brojës, por edhe shumë të tjerëve nga Seria A.

Megjithatë për sulmuesin, kartonin e të cilit e posedon Chelsea, të gjithë klubet e interesuara do duhet të presin vendimin e Thomas Tuchel pas përfundimit të fazës përgatitore, pasi gjermani nuk dëshiron që të vendos për Brojën, pa e parë së pari nëse mund ta bëjë pjesë të planeve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA