Situata më dramatike i përket ditëve të fundit, që është tërmeti i fuqishëm që preku Afganistanin.

Kjo fatkeqësi shkaktoi 1150 të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërsa ende vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Në pamje shihet se si helikopteri merr të plagosurit rëndë për t’i dërguar në spitale më të specializuara.

Edhe Turqia është përballur me fatkeqësi natyrore ditët e fundit, ku zjarret kanë filluar të përhapen masivisht. Forcat zjarrfikëse pavarësisht vështirësive po vijojnë punën për të shuar flakët.

Një situatë e papritur ishte edhe në botën e sportit, pasi notarja Anita Alvarez e SHBA-së humbi ndjenjat teksa po zhvillonte garën. Falë ndërhyrjes së trajneres së saj ajo arriti të mbijetonte dhe po vijon kontrollet mjekësore.

Princi William i Britanisë dhe Dukesha e Kembrixhit Katerina  kanë bërë një vizitë në Spitalin e Fëmijëve Anglinë Lindore. Ata kanë takuar disa nga fëmijët që ndodheshin atje dhe një ndër tyre ishte Chloe Bowers dhe nëna e saj.

Pandemia nuk ka ikur dhe këtë gjë e vërtetojnë rastet në rritje që po hasim dita ditës. Shumë vende kanë filluar të marrin masa paraprake për të mos pasur një mbyllje masive të dytë.

Një ndër vendet më të rrezikuara mbetet Shangai në Kinë, pasi aty njerëzit kanë filluar të kujdesen më tepër për t’i mbijetuar pandemisë, ata lëvizin me maska dhe të gjitha masat mbrojtëse.

Ngrohja globale ka shkaktuar shumë pasoja negative në natyrë, shumë lumenj dhe liqene janë tharë për shkak të temperaturave të larta.

E njëjta gjë ka ndodhur me shtratin e lumit Po, në Pontelagoscuro të Italisë, pasi thatësira ka sjellë zhdukjen e tyre.

Pjesët e lumit më të gjatë të Italisë dhe rezervuarit më të madh të ujërave të ëmbla janë tharë sidomos në 70 vitet e fundit.

E gjithë bota ka probleme të ndryshme në një moment të vetëm, një ndër to është  lufta në Ukrainë e cila vijon prej katër muajsh.

Shumë viktima janë shkaktuar për shkak të sulmeve dhe bombardimeve të vazhdueshme nga Rusia, ndërsa në foto tregohet se si ushtarët në qendër të Kievit, që po marrin pjesë në një ceremoni funerali të kolegut të tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel