Lehtësirat e ditëve të sotme për shkak të rrjeteve sociale kanë qenë të paimagjinueshme kohë më parë, ku artistë në fushën e muzikës si grupi Free Mc, tregojnë që as nuk kanë qenë në dijeni të suksesit dhe famës së muzikës së tyre.

Ata janë shprehur mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” se pasi nxirrnin në treg një këngë të re, i duhej të largoheshin drejt Greqisë për të punuar dhe nuk e merrnin kënaqësinë e suksesit të tyre.

Ata u shprehën se e kishin mjaft të vështirë ikjen në Greqi, ku 14 herë kishin ikur malit madje disa herë ishin dhunuar nga policia greke në kufi.

Donal Veshaj: Si ka qenë në atë kohë suksesi juaj, si e përjetonit suksesin?

Free Mc: Nëse këtu në Shqipëri një këngëtar e përjeton suksesin e këngës, ne nuk e kishim diçka të tillë. Ne bënim këngën e iknim jashtë në Greqi. Kur na merrnin në telefon dhe na thonin “o çuna me këngën tuaj po bëhet nami”, atëherë nuk ishin rrjetet sociale dhe na merrnin njerëzit tonë në celular. Ne thonim”hë se na bëjnë qefin kot”. Në momentin që dilte kënga nuk e përjetonim, më vonë kuptonim si ishte suksesi.

Donald Veshaj: Iknit nga mali në Greqi?

Free Mc: 14 herë kam ikur, nga Korça.

Donald Veshaj: Të kanë kapur ndonjëherë?

Free Mc: Më kanë kapur 13 herë, më kanë rrahur, të 14 herë kam ikur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA