Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një statusi në Twitter rreth pranimit të statusit kandidat për në BE të Ukrainës, ku tha se ai përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës këtë status.
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
“Përgëzoj sinqerisht vendimin e liderëve të BE-së në #EUCO për të dhënë statusin e kandidatit. Është një moment unik dhe historik nëmarrëdhënie. Mirënjohës ndajChanles Micheal, Von der Layen dhe liderët e BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së. “
Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant 🇺🇦 a candidate status. It’s a unique and historical moment in 🇺🇦-🇪🇺 relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 23, 2022
Top Channel