“The Animals” në Tiranë/ Grupi i famshëm britanik i viteve ’60 këndojnë hitet botërore

23/06/2022 16:13

‘The Animals and Friends’ janë për herë të tretë në Tiranë. Vetë bateristi i grupit legjendar britanik të rokut John Steel, na rrëfen në një intervistë historikun e grupit.

Mes këngëve të kënduara do të jetë edhe më e famshmja, më e mirnjohura “The house of the rising sun.”

Mirëseerdhët në Shqipëri!

Faleminderit

Cfarë duhet të presin fansat nga The Animals and Friends?

JS; Ju e dini që e kemi disa hite të mëdha ” we gotta get out of this place”, “House of the rising sun”, ” Don’t let me be misunderstood, ” Its my life”. Të gjitha këto.

Nga e ka origjinën emri ” The Animals”?

JS; Emri ” The Animlas” erdhi nga një muzikant në Mbretërinë e Bashkuar. Ne ishim në pikën para se të gjenim emrin. Banda kishte një emër të ndërlikuar. Muzikanti na dha një sugjerim. Ju duhet një emër si psh  i “the Beatle”, kështu lindi emri ” The Animlas”.

Kush ishte ndryshimi mes skenës angleze dhe asaj amerikane?

JS; Po kishte ndryshime. Në angli kishim ishim më shumë blues dhe rock. Ndërsa në Amerikë terhiqmin më shumë vajzat adoleshente. Pra ishte një ndryshim shumë i madh.

Si ishte skena londineze në atë kohë?

JS; Ishte shumë mbresëlënëse. Gjërat kishin qenë të vështira pas luftës së dytë botërore. Papritur gjithcka u clirua. Kishim para për të shpenzuar, kishte mw shumë vende pune.

Për cfarë arritjesh jeni më shumë krenar?

JS; Mendoj që është kënga definuese e The Animals, House of the rising sun. U bëmë numri i një i klasifikimeve në të gjithë botën. Ishte një eksperiencë që të ndryshonte jetën.

Si ndihesh tani që je bashkë me “the animals and friends”?
JS; Jemi miq të mirë. Kalojmë mirë sëbashku gjatë udhëtimeve. Kjo na mban të lumtur dhe sëbashku. thjesht e shijojmë të luajmë bashkë.

Dicka tjetër që dëshiron ti thuash audiencës shqiptare?
JS; E dashuroj motin tuaj. Për të qënit angel kjo është fantastike.

The Animals u formua si një grup blus dhe rock në fillim të viteve 1960. Pas sukseseve të njapasnjëshme dhe famës së shpejt ata vuajtën nga menaxhimi i dobët, duke bërë që grupi të shpërbëhej në vitin 1966.

Formacioni origjinal i Burdon, Alan Price, Chas Chandler, Hilton Valentine dhe John Steel u ribashkuan për një koncert përfitimi të vetëm në Neëcastle në vitin 1968. Ata më vonë filluan rikthime të shkurtra në 1975 dhe 1983. Animals u futën në Rock and Roll Hall of Fame në 1994.

Top Channel