Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane ‘The Animals and Friends’ janë për herë të tretë në Tiranë. Vetë bateristi i grupit legjendar britanik të rokut John Steel, na rrëfen në një intervistë historikun e grupit.
Mes këngëve të kënduara do të jetë edhe më e famshmja, më e mirnjohura “The house of the rising sun.”
Mirëseerdhët në Shqipëri!
Faleminderit
Cfarë duhet të presin fansat nga The Animals and Friends?
JS; Ju e dini që e kemi disa hite të mëdha ” we gotta get out of this place”, “House of the rising sun”, ” Don’t let me be misunderstood, ” Its my life”. Të gjitha këto.
Nga e ka origjinën emri ” The Animals”?
JS; Emri ” The Animlas” erdhi nga një muzikant në Mbretërinë e Bashkuar. Ne ishim në pikën para se të gjenim emrin. Banda kishte një emër të ndërlikuar. Muzikanti na dha një sugjerim. Ju duhet një emër si psh i “the Beatle”, kështu lindi emri ” The Animlas”.
Kush ishte ndryshimi mes skenës angleze dhe asaj amerikane?
JS; Po kishte ndryshime. Në angli kishim ishim më shumë blues dhe rock. Ndërsa në Amerikë terhiqmin më shumë vajzat adoleshente. Pra ishte një ndryshim shumë i madh.
Si ishte skena londineze në atë kohë?
JS; Ishte shumë mbresëlënëse. Gjërat kishin qenë të vështira pas luftës së dytë botërore. Papritur gjithcka u clirua. Kishim para për të shpenzuar, kishte mw shumë vende pune.
Për cfarë arritjesh jeni më shumë krenar?
JS; Mendoj që është kënga definuese e The Animals, House of the rising sun. U bëmë numri i një i klasifikimeve në të gjithë botën. Ishte një eksperiencë që të ndryshonte jetën.
Si ndihesh tani që je bashkë me “the animals and friends”?
JS; Jemi miq të mirë. Kalojmë mirë sëbashku gjatë udhëtimeve. Kjo na mban të lumtur dhe sëbashku. thjesht e shijojmë të luajmë bashkë.
Dicka tjetër që dëshiron ti thuash audiencës shqiptare?
JS; E dashuroj motin tuaj. Për të qënit angel kjo është fantastike.
The Animals u formua si një grup blus dhe rock në fillim të viteve 1960. Pas sukseseve të njapasnjëshme dhe famës së shpejt ata vuajtën nga menaxhimi i dobët, duke bërë që grupi të shpërbëhej në vitin 1966.
Formacioni origjinal i Burdon, Alan Price, Chas Chandler, Hilton Valentine dhe John Steel u ribashkuan për një koncert përfitimi të vetëm në Neëcastle në vitin 1968. Ata më vonë filluan rikthime të shkurtra në 1975 dhe 1983. Animals u futën në Rock and Roll Hall of Fame në 1994.
Top Channel