Shpëtimi dramatik i notares Anita Alvarez nga trajnerja e saj bën xhiron në rrjetet sociale

23/06/2022 18:59

Alvarez pësoi një gjendje të fikti teksa garonte  në Kampionatin Botëror në Budapest, por Trajnerja saj, Andrea Fuentes u hodh në kohë në ujë për të shpëtuar menjëherë.

Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin”, tha trajnerja pas ngjarjes.

Fuentes, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarezin në sipërfaqe përpara se të ndihmohej për ta çuar notaren në buzë të pishinës.

“Isha e frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo po bëhet shumë mirë”, tha Fuentes.

Alvarez u dërgua me barelë në qendrën mjekësore të pishinës, ndërsa tifozët mbetën të shokuar nga kjo ngjarje. Ekipi amerikan i notit më vonë lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se ajo po bëhet shumë mirë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel