Amerikanët mund të armatosen lehtësisht , Gjykata e Lartë zgjeron të drejtat

23/06/2022 18:23

Gjykata e Lartë në amerikë shfuqizoi të enjten ligjin e nju jorkut i cili kërkon që banorët e shtetit të kenë një arsye të fortë dhe mjaft specifike për të marrë licensën e mbajtjes së një arme, vendim ky që në fakt mund ta bëjë më të lehtë për miliona amerikanë të armatosen në publik, ndërkohë që vendi po tronditet nga një sërë ngjarjesh të njëpanjeshme me të shtëna masive.

Gjyqtari Clarence Thomas shkroi opinionin për një shumicë 6-3. Vendimi në fjalë kishte potencialin për të ndryshuar opinionin mbi të drejtat e Amendamentit të Dytë në një kohë kur amerikanët janë thellësisht të ndarë mbi aksesin në armë.

“Kërkesa e Nju Jorkut për shkakun e duhur të mbajtjes së armës shkel Amendamentin e Katërmbëdhjetë, duke ndaluar qytetarët me nevoja të zakonshme vetëmbrojtjeje që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të mbajtur armë,” -shkroi gjyqtari Thomas në një opinion të cilit iu bashkuan pesë gjyqtarë të tjerë konservatorë.

Vendimi ndryshon kuadrin që gjykatat më të ulëta do të përdorin në vijim. Kritikët si kryebashkiaku i New York, Eric Adams thonë se vendimi do të dëmtojë zgjidhjet e arsyeshme  të konflikteve .

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë mund të ketë hapur një rrugw pwr tw  ushqyer detin e dhunës me armë në qytetin tonë dhe në vendin tonë. Tani është koha që çdo zyrtar i zgjedhur që kujdeset për sigurinë e të gjithë amerikanëve të mblidhet dhe të përgjigjet ndaj këtij vendimi të tmerrshëm”.

Njëzet e pesë shtete në Amerikë  përgjithësisht lejojnë njerëzit të mbajnë armë të fshehura në shumicën e hapësirave publike pa asnjë leje, kontroll të historisë kriminale të personit  ose trajnime për sigurinë, sipas Qendrës Ligjore Giffords për Parandalimin e Dhunës me ArmëVendimi shënon zgjerimin e parë të të drejtave të armëve që nga viti 2008, kur Gjykata e Lartë pranoi se Amendamenti i Dytë mbron të drejtën për të mbajtur armë zjarri në shtëpi për vetëmbrojtje.

Top Channel