Kryeministi Edi Rama nuk ka shprehur optimizëm për mbajtjen e Samitit të Bashkimit Europian sot në Bruksel.

Në një reagim në Twitter Rama shkruan se sot është nëj ditë e re në Europë, por jo në Bullgari. Ai shkruan se është turp për Evropën kjo çështje bullgare, që mban peng integrimin e dy vendeve të NATO-s.

Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”, shkruan Rama në Twitter.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA