Parlamenti bullgar nesër mund të japë do të japë “dritën jeshile” për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Sipas medias bullgare, Kiril Petkov do të jetë edhe nesër në Bruksel. Këshilli i Ministrave rrëzoi dje një projektvendim për propozimin francez për zgjidhjen e çështjes, sipas medias bullgare.

Në vend të kësaj, sërish dje  kreu i GERB- it, Bojko Borisov, mori iniciativën për të hequr  veto bullgare kundër Maqedonisë veriore.Ai theksoi sot se prek edhe Shqipërinë, pasi dy vendet janë në një paketë.

Kryeministri dhe bashkëkryetari i “Vazhdojmë ndryshimin” Kiril Petkov vazhdimisht ka paralajmëruar se vendimi për këtë çështje duhet të merret nga Kuvendi Popullor, por ka refuzuar ta inicojë këtë me propozim të Këshillit të Ministrave, që është procedurë standarde.

Top Channel