Ndahet nga jeta Vjosa Berisha/ Humbi betejën më sëmundjen, por jo buzëqeshjen

23/06/2022 19:39

Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër, pasi prej më shumë se një viti vuante nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimin e bërë bashkëshorti i saj Fatos Berisha .

Vjosa Berisha u diagnostikua me kancer në vezore në muajin mars të vitit 2021. Por asnjëherë nuk e humbi buzëqeshjen, energjinë dhe mirë dhe dashurinë për jetën.

Ajo foli shpesh publikisht për sëmundjen e saj dhe madje një pjesë të mirë të kohës inkurajoji gratë dhe familjet që përballeshin me këtë sëmundje.

Artistja shpesh gjente forcën të bënte dhe humor me flokët e saj të prera shkurt për shkak të sëmundjes, kur në fakt ishim mësuar ta shihnim me flokët karotë.  Ajo tregoi një forcë shumë të madhe. Aq sa edhe këtë stil flokësh e shndërroi në trend, këtë e kuptuan më shumë njerëzit që e njihnin nga afër .

Njëkohësisht nuk ndaloi asnjëherë angazhimet për përgatitjen dhe realizimit të festivalit të filmit Prifest të themeluar nga ajo dhe bashkëshorti I saj Fatos Berisha.

Si një shëmbëlltyrë e forcës që përballet me vështirësitë dhe dhimbjen e jetës, Vjosa Berisha iku nga kjo botë pa e konsideruar asnjëherë veten paciente, duke lënë pas buzëqeshjen e saj të pastër dhe dëshirën për të bërë gjëra me vlerë.

Top Channel