Koha po ikën shumë shpejt/ Britanikët e dënuar me vdekje nga Rusia do të apelojnë vendimin

23/06/2022 19:06

Aiden Aslin dhe Shaun Pinner planifikojnë të apelojnë dënimet e tyre me vdekje për luftimin e forcave ruse në Ukrainë. 

Kjo vjen pasi familja e Aslin tha se atij i është thënë se ekzekutimi i tij do të kryhet, por një avokate e zotit Pinner, Yulia Tserkovnikova, ka bërë me dije për agjensinë ruse të lajmeve Tass se vendimi do të apelohet.

Ajo tha se nëse ankesa refuzohet dhe aktgjykimi hyn në fuqi, do të bëhet një kërkesë për falje sepse është e drejtë e patjetërsueshme e klientëve tanë bazuar në ligjet e Republikës Popullore të Donetskut.

 

 

Top Channel