Oerd Bylykbashi trajtoi në ‘Top Talk” ditën e sotme edhe temën e reformës në drejtësi, ku bëri edhe një paralajmërim të fortë mbi gropën që po krijohet për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe dosjeve që duan vite për tu shqyrtuar.

Nënkryetari i PD-së ngriti akuzat se strukturat e drejtësisë, duke filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, janë të kapura nga politika.

“KLGJ dhe KLP janë struktura politike, ndërsa SPAK nuk po bën punën e duhur. Kjo reformë është e arkitektuar keq. Mënyra se si është ndërtuar është keq. Do ndodhë ajo gropa në sistemin e drejtësisë, se nuk ka gjyqtarë. Që të vijë radha për të shqyrtuar të drejtën tënde duhet të presësh me vite.”- tha Bylykbashi.

Top Channel