Shtëpitë e të droguarve! Ndërtesat e braktisura në Elbasan, të mbushura me shiringa, janë shtuar edhe vjedhjet

22/06/2022 15:09

Nuk janë të rralla rastet kur banesa të braktisura kthehen në vende të përdoruesve të drogës, por në Elbasan fenomeni po vihet re në mes të qytetit.

Në lagjen “5 Maji”, këto banesa janë në mes pallateve duke u kthyer në shqetësim serioz për banoret, jo vetëm natën, por edhe në mes të ditës.

Banorët thonë se për shkak të përdoruesve që frekuentojnë këto ambiente të braktisura, në lagje janë shtuar edhe vjedhjet. Edhe pse disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre, asgjë nuk ka ndryshuar ndërsa vendi është kthyer në burim infeksioni dhe tualet publik.

Top Channel