Piktorja Anila Hetoja i është dedikuar artit vizual që në moshë të re, me një stil sa të personalizuar aq edhe tërheqës.
Ajo na sjell figurën e një gruaje pothuajse në të gjithë tablotë e saj në ekspozitën që e ka quajtur “ Sensitive”, që sapo është çelur në Galerinë e Tiranës.
Ekspozitat e Anilës pasojnë njëra-tjetrën, jo vetëm në Tiranë dhe Shkodër qytetin e lindjes, por edhe jashtë vendit, si Gjermani apo në Kanada ku dhe ka studiuar në një ndër Universitetet më të njohur të Amerikës Veriore në fushën e dizanjit dhe artit.
Ekspozita e parë e hapur nga Anila në vitin 2016 me tematikë “Love” u pasua një vit më pas nga ekspozita me tematikë “Motivet Tradicionale dhe Ngjyrat e Tokes“, në vitin 2018, piktorja vijoi me ekspozitat “Gruaja” dhe “Njerëz në Focus”.
Ajo po pregatitet që më datë 30 qershor, të çelë në qytetin e Shkodrës një ekspozitë personale “Folk”, në Galerinë ODA.
Top Channel