Humbje të “frikshme” financiare, PSG numëron qindra miliona euro minus në sezon

21/06/2022 11:26

PSG ka pasur humbje të jashtëzakonshme financiare, që pavarësisht gjithçkaje nuk nënkuptojnë kufizime përballë merkatos së verës.

Sipas informacioneve të “L’Equipe”, deficiti i parizienëve gjatë vitit financiar 2021-2022 varion nga 200 deri në 300 milionë euro. Gjatë vitit të kaluar, humbjet ishin 225 milionë, kështu që as të ardhurat rekord të marra nga klubi (700 milionë) nuk kanë qenë të mjaftueshme për të zbutur një situatë anormale ekonomike.

Përveç kësaj, siç thekson gazeta franceze, PSG-ja do të duhet të përshtatet me kontratën e re të Kylian Mbappe. Kjo do të jetë e detyrueshme nga 1 korriku dhe paga e tij, e cila, sipas medieve franceze është 50 milionë euro në sezon, do të nënkuptojë një shpenzim shtesë.

Pavarësisht problemeve ekonomike, PSG po punon tashmë për të rimodeluar projektin për të ardhmen. Largimi i Pochettino është i afërt dhe Galtier do të jetë, përveç surprizës së minutës së fundit, zëvendësuesi i tij. Shkarkimi i argjentinasit do t’i kushtojë parisienëve një shifër që varion nga 15 deri në 20 milionë euro dhe inkorporimi i francezit shkon në 10 milionë euro. Shifra këto që po t’i shtosh dhe shpenzimet që priten të bëhen me merkato konsiderohen “frikshëm” të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA