Terror në rrugë/ 25-vjeçari qëllon me armë drejt grupit të çiklistëve, identifikohet autori pas tre ditësh hetimi
Së fundmi Gerard Pique ka qenë në Stockholm për arsye pune dhe më vonë ka shkuar në një festë me VIP-a.
Pas festës ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit.
Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah vajzës bionde.

Blogerja i tha gazetarëve këto fjalë:
“Unë e pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’. Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se është një futbollist shumë i njohur… por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim”.
Ndërkaq, ende nuk dihet identiteti i vajzës në foto. Mesa duket këngëtarja e njohur Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”.
Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.
Edhe pse pas lajmeve për raste ndarjesh, dikush preferon të ruajë marrëdhënie normale me prindërit e ish-it, nuk mungojnë, Shakira duket se nuk bën pjesë aspak në këtë kategori.
Top Albania Radio shkruan se pas ndarjes nga Shakira futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.
Top Channel