Video/ Rama mbërrin në Prishtinë, pritet me ceremoni nga Albin Kurti

20/06/2022 11:09

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri- Kosovë ka nisur me cermoni zyrtar në Prishtinë. 

Delgacioni shqiptar ka mbërritur pak më parë në Prishtinë, ku kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij Albin Kurti.

Ceremonia zgjati pak çaste, pasi dy qeveritë pritet t’i drejtohen seancës plenare në Prishtinë.

Më pas pritet konferenca e përbashkët mes dy qeverive, ku do të njoftohen marrëveshje të reja mes dy vendeve.

Axhenda:

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore
dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës
së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,
integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i
Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës
së Shqipërisë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA