Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Berat Rukiqi i ftuar në Top Story u shpreh se veç barrierave ka edhe probleme të tjera mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Siguria juridike është njëra prej tyre, sipas Rukiqit, ku shumë investitorë janë tërhequr nga projekte.
“Ne nuk kemi vetëm problemin e barrierave teknike dhe jo tarifore por edhe sigurinë juridike për investimet, ka shumë inkurajim nga Rama për projektet e turizmit. Por ka pasur raste që në mungesë të sigurisë juridike shumë investitorë janë tërhequr’, tha Rukiqi.
Gazetari Bardh Sejdarasi: Nuk zgjidhet nga biznesi, por nga avokati i paguar nga qeveria shqiptare.
“Ka raste që cenohet nga autoritetet kadestrale apo komunal, apo nga fqinji. Duhet të arrijmë që projektet e Shqipërisë dhe Kosovës të hyjnë në projekte të përbashkëta. Njoh shumë që janë në gjykata”, shtoi ai.
Këtë të hënë gjatë takimit mes qeverisë kosovare dhe shqiptare u firmos marrëveshja ku parashikohet se prej 1 Qershorit deri 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, do ta kalojnë kufirin, pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive kufitare.
Top Channel