![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/duka-papa_sd-800x450.jpg)
Armand Duka pritet nga Papa Françesku, presidenti i FSHF-së i dhuron fanellën e Kombëtares shqiptare
05/02 21:50
Neymar do të lërë Brazilin pas Botërorit të Katar. Deklarata sensacionale vjen nga një bashkëatdhetar i tij, çka e bën më të besueshme hipotezën se ylli i PSG po mendon ta mbyllë me kombëtaren pas Kupës së Botës që do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.
Në Kupën e Botës që për herë të parë në histori do të zhvillohet në dimër, Neymar do të kërkojë të arrijë një ikonë botërore si Pele, të cilin e ndjek me vetëm 3 gola më pak në klasifikimin e golashënuesve me fanellën e Brazilit.
Që në tetorin e kaluar ish futbollisti i Barcelonës kishte lënë të kuptohej dëshirën e tij për ta mbyllur me kombëtaren pas Kupës së Botës në 2022.
Top Channel