Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Berat Rukiqi i ftuar këtë të hënë në Top Story komentoi takimin mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai u shpreh se Kosova e aplikon kanalin e gjelbër në kufi dhe pritja mesatare është 10 minuta.
“Mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ka tarifë doganore, në bashkimin doganor duhet një tarifë e harmonizuar me vendet e treta. Është një ide e mire, por është proces i gjatë. Kur filloi kjo iniciativa për Ballkanin e Hapur një nga argumentet që u përdor ishte raporti i Bankës Botërore dhe një ndër llogaritjet ishte sa presin kamionët në kufi. 10 minuta është pritja mesatare në Kosovë, nëse shikon mes Kosovës dhe Serbisë apo Malit të Zi…Kosova e aplikon kanalin e gjelbër dhe pritja mesatare është 10 minuta. Në pandemi ishte një kërkesë që mos vonoheshin udhëtimet dhe u krijua një kanal jeshil po synohet që të ruhet kjo praktike dhe në të njëjtën kohë të punohet edhe me BE se është edhe kufiri mes Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është në natyrën e këtyre diskutimeve”, tha ai.
Këtë të hënë gjatë takimit mes qeverisë kosovare dhe shqiptare u firmos marrëveshja ku parashikohet se prej 1 Qershorit deri 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, do ta kalojnë kufirin, pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive kufitare.
Top Channel