Kosova vëzhguese në Open Balkan? Rama: E vëzhgon edhe Kinën nga Prishtina, jo më Ohrin

20/06/2022 14:39

Kryeministri Edi Rama dhe i tij Albin Kurti, kanë zhvilluar një konferencë për media pas pëfundimit të mbledhjes mes dy qeverive.

Gjatë konferencës Kurti u pyet nëse do të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur si vëzhgues por ai u përgjigj që i interesojnë vetëm marrëveshjet me Shqipërinë. Rama nga ana tjetër tha se Kurti mund ta vëzhgojë edhe nga Prishtina.

Rama: Mendoj që duhet ta hedhim të gjithë bashkë këtë hap drejt shoqërive të zhvilluara shëndetshëm që nuk përdorin termin ish-president apo ish-kryeministër. Në të gjitha vendet e zhvilluara përdoret termi president dhe në momentin që them presidenti Thaçi nuk domethënë se nuk e di se kush është presidentja aktuale e Kosovës. Nuk është qëllimi të nënçmoj presidenten aktuale.

Kurti: Unë po të isha në Ohër për vëzhgim do kishte kuptim të përgjigjesha. Nga Prishtina pas mbledhjes së tetë mund të përshëndes me shprehjen porti i ri Durrësit, porti i thatë i Prishtinës e hekurudha në mes.

Rama: Po të ishte për vëzhgues ky mund të vëzhgojë nga Prishtina edhe Kinën jo më Ohrin.

Top Channel