Trafik droge drejt shtetit grek, momenti i kapjes së 22-vjeçarit me çantën me kanabis në formë çokollate

19/06/2022 10:50

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi po transportonte drogë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur shtatë muaj më parë ra në pranga F. I., 22 vjeç, banues në Elbasan dhe u sekuestruan tetë kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Numri i të ndaluarve ka shkuar në 20 dhe janë kapur në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e 550 gramë kanabis në formë çokollate në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se ai do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit.

Gjatë kontrollit  në makinë u konstatua një çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tetë kg lëndë narkotike kanabis dhe një pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA