Një ngjarje e çuditshme në të njëjtën kohë e pakëndshme ndodhi në një prej klinikave të Stirling në Skoci.
Leslie Sinclair, 66 vjeç, një shofer në pension, është një dhurues i përkushtuar që ka dhënë 125 litra gjak në pesë dekadat e fundit.
Megjithatë, në vizitën e tij të fundit në klinikën “Albert Halls” atij iu ndalua të dhuronte gjak pasi tha se ishte e panevojshme dhe e pakuptimtë që ai t’i përgjigjej një pyetjeje në një formular ku shkruhej nëse ishte shtatzënë duke qenë se ai është një burrë rreth të 60-tave, raportoi MailOnline.
Stafi në klinikë tha se nuk mund ta pranonin gjakun e tij nëse ai nuk jepte një përgjigje, duke argumentuar se nuk është gjithmonë e qartë nëse dikush është shtatzënë.
Babai i dy fëmijëve tha se ai kishte dhënë gjak që kur ishte 18 vjeç dhe nuk kishte pasur asnjë problem më parë.
Ai tha për MailOnline: Gjithmonë ka një formular për t’u plotësuar dhe kjo është në rregull, por ata zakonisht priren të pyesin për gjendjet ose sëmundjet mjekësore, për arsye se gjaku duhet të jetë i sigurt. Këtë herë, kishte një pyetje që nuk e kisha parë më parë: ‘A jeni shtatzënë, apo keni qenë në gjashtë muajt e fundit?’ e cila kërkonte një përgjigje po ose jo.
“Është e pakuptimtë dhe më zemëron sepse ka njerëz vulnerabël që presin gjak, përfshirë fëmijë, dhe në nevojë të dëshpëruar për ndihmë “, shtoi ai.
Profesor Marc Turner, drejtor i Shërbimit Kombëtar Skocez të Transfuzionit të Gjakut tha: Ne vlerësojmë mbështetjen e secilit prej komunitetit tonë të donatorëve dhe falënderojmë zotin Sinclair për angazhimin e tij gjatë një numri të gjatë vitesh.
Top Channel