Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Shëngjin, katër persona të plagosur
18/06/2022 18:46
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhe-Shëngjin.
Burime nga vendi ngjarjes bëjnë me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe për pasoje kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Të lënduarit janë transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet gjendja e as identiteti i tyre.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel