Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius do të karakterizojnë vendon tonë këtë të shtunë.
Megjithatë, sipas MeteoAlb, do të ketë vranësira të lehta, më të dukshme në zonat jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Europa
Ishujt britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht qendra e kontinentit do të paraqiten me vranësira, rrebeshe shiu si edhe breshër; Ndërsa Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe e gjithë Skandinavia mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.
Kosova
Paraditja do të nisë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë rajonin e Kosovës, por nuk do të ketë reshje shiu.
Top Channel