“Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ekspozitë simbolike në Vlorë

17/06/2022 13:03

Ekspozita  simbolike me tematik “Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” vjen për herë të parë në Vlorë ne ambientet e galerisë së qytetit.

Me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të artit dhe kulturës si dhe prezantimin e 52 fotografiv .

Ekspozita me fokus kushtuar të gjithë patriotëve që punuan me përkushtim dhe atyre që dhanë jetën për realizimin e programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet 1877-1885.

144 vite më parë u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit Besëlidhja e Prizrenit për mbrojtjen e  të drejtave të kombit shqiptar.

Prezent në këtë aktivitet ishte dhe  Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kosovë,  Vjollca Aliu e cila në fjalën e saj foli për marrëveshjen dhe bashkëpunimin mes Republikës së Qeverise së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në aktivitet foli dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të monumenteve të Kulturës Vlorë, Orges Feimi i cili  në fjalën e tij përshëndeti të ftuarit si dhe foli rreth ekspozitës dhe bashkëpunimit të  qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare.

Ekspozita Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u prezantua sot në  qytetin e Vlorës por nuk do të përfundojë këtu pasi në fund të vitit në muzeun e Pavarësisë  Vlorë pritet  të prezantohet  ekspozita mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit por edhe ekspozita të tjera.

Top Channel