Ngjyra të ndaluara/ Agim Rada kthen shtëpinë në muze për artistët e dënuar në diktaturë

17/06/2022 19:59

Agim Rada e ka kthyer hollin e shtëpisë së tij në një muze të quajtur “ Ngjyra te ndaluara”.

Një dëshmi e kohës së diktaturës. Një kohë që sipas artistit u përpoq të ndalonte ngjyrat dhe vargjet e tyre , por ata jetuan në emër të mendimit të lirë. Ky mendim është shembulli i kësaj shtëpie muze që me instilacione dhe murale na paraqet dehumanizimin e asaj periudhe.

Një artist që ka jetuar kohën komuniste, bashkëkohës i një sërë piktorësh dhe skulptorësh të dënuar në diktaturë. Rada hap dyert e shtëpisë së tij për një memorie kushtuar figurave të rëndësishme të artit që vuajtën pasojat e komunizmit. Në qendër është kjo riprodhimi i kësaj kryevepre nga Edison Gjergo që i kushtoi artistit 15 vite burg.

E gjithë salla e ekspozitës vishet me afresk mural. Pikturë e artistit Rada e realizuar dhjetë vjet më parë, si dhe syri i Vëllait të Madh sipas Orwell.

Dokumenta të artistëve të dënuar përfshi  dhe një material filmik i bashkëshoqëron këto afreske.

Top Channel