“City landscape”/ Ekspozita me panorama qytetesh e piktorit Arben Golemi

17/06/2022 16:04

Arben Golemi e nisi rrugëtimin e tij të artit i frymëzuar nga qyteti ku lindi, në vitin 1954 – Berati, me kishat e tij bizantine, afresket mesjetare dhe ansamblet muzeale.

Që atëherë ai ka udhëtuar shumë dhe impresionet nga çdo qytet alla prima i ka hedhur në letër e telajo.

Ka një cikël të gjerë prej më shumë se 100 veprash. Por ka zgjedhur vetëm një pjesë të tyren në ekspozitën City Landscape.

Parisi, Amsterdami, New Yorku, Praga, Berati, Venecia dhe padyshim Berati janë pjesë e kësaj ekspozite me 54 punë.

Misteri i qyteteve të vogla, monumentet e tyre, grataçelat e metropoleve, por edhe imagjinata e tij janë pjesë e tablove që autori i ka hedhur me një seancë të vetme.

Top Channel