Gazetari Carlo Bollino thotë se paralajmërimi i SPAK se do të dënojë gazetarët që nxjerrin sekretet lidhur me dëshmitë e Nuredin Dumanit është jashtë logjikës.
SPAK nuk mundet kurrsesi të arrestojë një gazetar, thotë gazetari në “Top Story”.
Bolino tregon dhe një përvojë të vetën gjatë punës së tij si gazetar në Itali. Publikimi i një procesverbali me të dhëna për një shtetas pasi ky e fundit u arrestua, ka bërë që të nisë një hetim nga gazetarit.
“Unë në Itali para ca vitesh kam qenë i hetuar për shkelje të sekretit hetimor. Botova një procesverbal pas arrestimit, por botova një pjesë që nuk ishte pjesë e urdhër arrestit. Më ka thirrur Prokuroria, më kërkoi burimin se duhej arrestuar. Çështja u mbyll, se nuk isha unë autori kryesor, dhe nuk u zbulua kush e nxori sepse unë nuk e thashë burimin”.
Sipas Bollinos, nuk duhet të dalin dëshmitë e një personi nën hetim, përsa kohë që vetë Prokuroria nuk ka mbyllur hetimet.
“Është e pabesueshme që po flasim për censurë, kur në 40 vite eksperiencë që kam unë, dëshmia e një të penduari që akoma nuk ka kaluar në filtrin e prokurorisë dhe s’ka kaluar në gjykatë, shkojnë në dorën e gazetarit. Këto të dhëna që janë publikuar sot, janë në fazë hetimi, nuk duhet të dalin”.
SPAK urdhëroi ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt duke kërcënuar me burgosje gazetarët.
Shkresa u bë publike nga gazetari i Ora News Elton Qyno, i cili u paralajmërua nga tre prokurorët e posaçëm të ‘Plumbit të Artë’ që vijon të ketë në arrati disa nga personazhet kyç të hetimit.
Megjithatë me kujtesën e burgosjes nga dy deri në gjashtë vjet të gazetarëve , përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme nuk është rasti të konsiderohen për të ruajtur sekretin hetimor sa kohë ai u dekonspirua në krye të herës, edhe pse mund të ishte kthyer në çështjen më të fuqishme .
Pa gjetur se kush e nxori sekretin ashtu siç i njëjti ligj e kërkon dhe që parashikon dënimin me pesë vjet burg të funksionarit publik dhe po ashtu dhe të personit të ngarkuar për ta ruajtur diçka të tillë, SPAK urdhëron që sekretin ta ruajë media.
Top Channel