Vrasjet për hakmarrje! Saga e vjetër e vrasjeve dhe armiqësisë mes Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut

15/06/2022 15:22

Këtu në spitalin e senatoriumit 22 vjet me parë u shënjua nisja e sagës së vrasjeve midis Kasandër Nogës dhe Erjon Hasanbelliut, të cilin ish polici e kërkoi për ta vrare 15 ditë pasi ai i eleminoi shokun e tij Mariglen Hodaj. Kur nuk e gjeti në spital vrau të tjerë si të atin e Erjon Hasanbelliut.

Armiqësia e vjetër midis të dyve shpërtheu pak ditë më parë në Belgjikë në një atentat të dështuar që solli plagosjen e Hasanbelliut  dhe prangosjen e Nogës.

Ky i fundit i dënuar më herët nga drejtësia shqiptare dhe i larguar nga Shqipëria në mbyllje të 18 vite vite burgim për masakrën e Sanatoriumit ku vrau Aqif Hasanbelliun, babain e Erion Hasanbelliut si dhe Dritan Hajdinin.

Vrasjet nga Shqipëria në fakt u zhvendosën në Belgjikë aty ku Erion Hasabelliu ekzekutoi Julian Çelën bashkëautor me Nogën në masakrën e senatoriumit. Për këtë krim Hasanbelliu po gjykohet në Shqipëri sipas letërporosive belge, por për te cilën drejtësia nuk ka prerë fletë arreste.

Për Erjon Hasanbelliun drejtësia ka shkundur dosjen pasi në mars 2022 Gjykata e Lartë ka shfuqizuar vendimet e pafajësisë për të dhe e ka ridërguar për gjykim në gjykatën e Apelit Vlorë. Ai akuzohet për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e rëndë të Kasandër Nogës.

Për këtë atentat në Belgjikë ku shënjestër ishte edhe Kasandër Noga , dëshmuan Elena Bekerman dhe të tjerë që gjendeshin në barin ‘prehistori’. Për këtë dosje gjykata e Apelit kishte dhënë pafajësi për Erjon Hasanbelliun, ndërsa Gjykata e Lartë vlerëson se  gjykatat më të ulëta ishin kontradiktore dhe me mangësi te theksuara në arsyetim përderisa provat ndaj tij ishin dorëzuar  nga drejtësia belge.

Dosja për Erjon Hasanbelliun po rigjykohet në mungesë mbi akuzën e vrasjes me paramendim për gjakmarrje të Julian Çelës dhe të mbetur në tentativë ndaj Kasandër Nogës. Nuk dihet ende se përse prokuroria nuk ka kërkuar masë sigurie.

 

Top Channel