Fotot/ Hëna luleshtrydhe dhuron spektakël në qiellin e natës, si u duk fenomeni magjepsës në vende të ndryshme

15/06/2022 10:58

Superhëna luleshtrydhe dhuroi spektakël në të gjithë botën në qiellin e së martës.

Superhëna është një kombinim i dy efekteve të ndryshme astronomike. Ndodh kur një hënë e re ose e plotë përkon me momentin kur ajo arrin pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj mujore.

Hëna duhet të arrijë 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën për të qenë një Super hënë.

Hëna e plotë e qershorit quhet Hëna e Luleshtrydheve, pasi vjen nga sezoni relativisht i shkurtër për korrjen e luleshtrydheve në Shtetet e Bashkuara verilindore.

Hëna e Plotë e Qershorit është e ulët në qiell, kjo bën që ajo të shkëlqejë më shumë në atmosferë se sa në periudha të tjera të vitit.
Më poshtë janë disa prej fotove të realizuara nga qytetarë në vende të ndryshme të botës, të cilët shijuan Hënën Luleshtrydhe.

 

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA