Reforma territoriale/ Alibeaj thërret grupin, asnjë deputet i Berishës pjesë e Komisionit për Reformën Territoriale

14/06/2022 10:51

Grupi i PD-së pritet të mblidhet sot në orën 15:30.

Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

Dje u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Deputetët u dakordësuan që në mbledhjen më të parë të Grupit Parlamentar të PD-së t’i kërkohet cdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim:

(i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku;

(ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe

(iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale është si më poshtë:

1. Anila Denaj
2. Dhurata Çupi
3. Baftjar Zeqo
4. Lavdërim Krashi
5. Fadil Nasufi
6. Laert Duraj
7. Eduard Nderca
8. Anduel Tahiraj
9. Ilir Pendavinji
10. Saimir Hasalla
11. Saimir Korreshi
12. Zef Hila
13. Xhelal Mziu
14. Andia Ulliri
15. Orjola Pampuri
16. Vangjel Dule
17. Mesila Doda
18. Erisa Xhixho
Lindita Buxheli
Besian Ajazi
Aurora Mara
Gertjan Deda
Merita Bakiu
Ramadan Likaj
Bledion Nallbati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA