Një provë e vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer.

Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork tek të 18 pacientët tumorët u zhdukën përfundimisht. Ai tha se kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit”.

krebs metastasen

Edhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë, raporton DW.

Pacientët që morën pjesë në provën me Dostarlimab, kishin bërë më parë trajtime të ndryshme, por nuk kishin arritur të shëroheshin. Pacientët raportuan për pak ose aspak efekte anësore nga ky mjekim.

Afrika | Strahlentherapie gegen Krebs
Mjekimi identifikon qelizat e kancerit, duke lejuar sistemin imunitar të trupit t’i shkatërrojë ato në mënyrë natyrale.

Disa ekspertë thonë se nevojitet një provë më e madhe. “Ajo që unë me të vërtetë do të doja të bënim është një provë më e madhe, në të cilën ky ilaç të përdoret në një mjedis shumë më të larmishëm për të kuptuar se cila do të jetë shkalla reale dhe e vërtetë e përgjigjes ndaj mjekimit”, tha për NPR Dr. Hanna Sanoff nga Universiteti i Karolinës së Veriut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri shkakton rreth 10 milionë vdekje në vit.

Top Channel