Që prej muajit qershor të vitit 2021, linja e këshillimit për Gra dhe Vajza në bashkëpunim me të tjerë partnerë po drejton programin e Rehabilitimit dhe ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit.
Një program që përfshin aktivitete për gratë dhe fëmijët e rikthyer në mënyrë që rehabilitohen dhe të ri-integrohen në Shqipëri. Po ashtu angazhimin e qytetarëve për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.
“Kjo qendër është krijuar që në vitin 1996, disa vite pas rrëzimit te komunizmit dhe ngadalë u kthye në një lider të ofrimit të shërbimeve, pra një organizate mbështetëse që ngre zërin për të tjerët në Shqipëri. Që prej themelimit misioni ka qenë te sigurohet barazia gjinore ne Shqipëri, për të promovuar te drejtat e njeriut, orientim te mire duke ofruar një sërë shërbimesh direkte dhe duke ndërmarrë nisma edukimi e rritje te ndërgjegjësimit”, thotë Sinkron Iris Luarasi, drejtuese e Linjës së Këshillimit për Gratë dhe Vajzat.
Bashkia e Tiranës një nga mbështetësit e organizmit të këtij forumi, është angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët që janë kthyer nga zonat e konfliktit.
“Çfarë kombi jemi ne, në qoftë se mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për gjeneratën e ardhshme?! Ndaj, i kam bërë me shumë zell betejat për kënde lodrash, për çerdhe e kopshte, sepse sot kemi një infrastrukturë që u shërben edhe këtyre grupeve të margjinalizuara. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët, që janë kthyer në këto zona të konfliktit. Kur vjen puna tek strehimi, është shumë kollaj të thuash që i shpëtuam, por pastaj me çfarë ushqehen, ku flenë, ku shkojnë në shkollë, ku arsimohen”.
Tirana është kthyer në një qytet të mundësive për këdo që do të nisë një jetë të re por krybashkiaku kërkoi dhe mbështetjen e komunitetit.
“Tirana është qyteti jo vetëm i shanseve të para, por Tirana është edhe qyteti i shanseve të dyta. Për këto familje që kërkojnë shanse të dyta, besoj se Tirana është vendi i duhur, por lipset që edhe komuniteti, shokët e klasës, shoqet e pallatit, gjithashtu të sensibilizohen. Këto familje do jetojnë me lëmoshë apo ndoshta programi ynë për fuqizimin ekonomik, për të krijuar një biznes të vogël, për të hapur një dyqan, për të pasur disa aftësi bazë, për të fituar jetën me dinjitet dhe jo me lëmoshë, është gjithashtu pjesë e angazhimit tonë dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që po e bëjmë këtë”.
Ngritja e kapaciteteve për stafin e institucioneve publike dhe operimi i linjës telefonike kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku ofrohet informacion, këshillimin edhe mbështetje për këdo ka nevojë, ishin disa nga pikat zbatuese të programit.
Top Channel