Në vend është ngritur një mekanizëm i tërë, për të mbrojtur fëmijët tanë nga abuzimi seksual. Por a e dini se cila është ligjërisht mosha e parashikuar për fillimin e marrëdhënieve seksuale, në Republikën e Shqipërisë?

Altin Hazizaj nga Shoqëria Civile: Kodi Penal, (neni 100) i Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar moshën 14 vjeç si moshën minimale, apo moshën kufi, që një adoleshent apo adoleshente mund të hyjë në marrëdhënie seksuale. Por nga ana tjetër do të thotë që një i rritur mund të kryejë marrëdhënie seksuale pa u penalizuar nga ligji, pa u cilësuar pedofil, apo grabitqar seksual.

Me përjashtim të vendeve të lindjes së Europës, vendet e zhvilluara perëndimore kanë patur tendencë, dhe ende sot e kësaj dite kanë tendencën, që të mos lënë moshën 14 vjeç si moshën minimale, por ta rrisin atë dhe ta çojnë në 15 apo 16 vjeç.

Fëmijët sot nuk janë ata të 120 vjetëve më parë si në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Çajupit,  ku kultura e konsideronte si djalin edhe vajzën të rritur, në moshë 14 vjeç. Fëmijët e moshës +14 vjeç sot janë duke jetuar ende fëmijërinë e tyre.

Ne e dimë shumë mirë që ka shumë të rritur, që sot janë kthyer në grabitqarë seksualë duke kërkuar tipike viktima, që sapo kanë mbushur 14 vjeç, në mënyrë që të mos kenë probleme me ligjin.

Ne mendojmë që Shqipëria duhet të bëjë një hap për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual. Ne do të kërkojmë shumë shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë që mosha e hyrjes në marrëdhënie seksuale, pra mosha e konsentit, dakordësisë, të jetë 16 vjeç, duke iu përafruar legjislacionit të shumicës së vendeve të BE-së.

Nëse iu referohemi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shumë përvojë në mbrojtjen e fëmijëve, ku atje, përmend faktin që, është mosha 16 kur nisin marrëdhëniet seksuale, personi me të cilin adoleshenti kryen marrëdhënie seksuale duhet të jetë më pak sesa 5 vjet diferencë. Nëse është më shumë se 5 vjet atëherë konsiderohen si marrëdhënie pedofilie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA