Robert Lewandowski ka arritur akordin financiar me klubin e Barcelonës. Golashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligës gjermane, ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen.
Gjithsesi, 33-vjeçari ka vendosur të largohet këtë verë, duke prishur raportet fantastike që ka pasur me bavarezët, ekip ku luan, fiton e shënon prej verës së vitit 2014, kur u sigurua me parametra zero nga Dortmundi.
Katalanasja Sport.es zbulon edhe detajet e marrëveshjes. Bomberi polak do të firmosë për 3 vite me Barcelonën dhe do të përfitojë 12 milionë euro neto në sezon.
Për t’u përcaktuar kanë mbetur bonuset dhe paga që do të përfitojë Lewa në sezonin e tretë me Barcelonën. Klubi spanjoll ka gati 30 milionë euro për të bindur Bayernin që ta lërë të lirë yllin e sulmit./ Supersport
Top Channel