Justin Bieber zbuloi ditën e djeshme se ai ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, e cila ka rezultuar në paralizë të pjesshme të fytyrës. Pas shtyrjes së tre shfaqjeve në turneun e tij “Justice World” në fillim të kësaj jave për shkak të një problemi shëndetësor të vazhdueshëm, fituesi i çmimit ‘Grammy’, 28 vjeç, foli për diagnozën e tij në një video në rrjetin social Instagram, duke zbuluar efektet fizike të çrregullimit neurologjik.
Hej të gjithëve. Doja t’ju informoja për atë që po ndodh. Natyrisht, siç mund ta shihni me siguri nga fytyra ime, unë kam këtë sindromë të quajtur Ramsay Hunt dhe është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë. Siç e shihni, ky sy nuk mund të mbyllet. Unë nuk mund të buzëqesh me këtë anë të fytyrës sime, kjo vrimë e hundës nuk do të lëvizë, kështu që ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime.
Këngëtari i “Peaches” më pas iu drejtua fansave të tij të “frustruar” për shtyrjen e shfaqjeve të tij të ardhshme.
Unë thjesht fizikisht nuk mund t’i bëj ato. Kjo është shumë serioze siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim, trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj shpejtësinë dhe shpresoj që ju ta kuptoni dhe unë do ta përdor këtë kohë për të pushuar dhe relaksuar dhe më pas të kthehem 100% në mënyrë që të bëj atë që kam lindur për të bërë.
Bieber falënderoi fansat e tij për durimin e tyre teksa ai shërohet./topalbaniaradio
Top Channel