Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

10/06/2022 16:50

Presdienti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, është shprehur ditën e sotme se Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare.

Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me anë të një video-lidhje, udhëheqësi ukrainas tha: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi në 2014, jo më 24 shkurt [2022], Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.

Presidenti dha shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.

Ai tha se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit, duke pretenduar se Rusia ka “shtuar cinizmin maksimal në të gjithë pamjen” duke e shkelur atë. “Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”.

Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të “garancive” për sigurinë e saj të ardhshme, të rënë dakord nga Rusia, SHBA dhe Britania.

Top Channel