Georgina Rodrigues para dy ditësh postoi disa foto shumë të mbreslënëse në Instagram, ku shfaqej në avionin privat krah Cristiano Ronaldos.
Por ajo që tërhoqi si fillim vëmendje ishte dedikimi i saj, teksa e quante futbollistin “mashkullin e ëndrrave”.
Disa ndjekës nuk i kanë kushtuar rëndësi fjalëve të bukura, por bizhuterive dhe jetës luksoze që Rodrigues ekspozonte.
Në postimin që numëron mbi 4.4 milionë pëlqime dhe mijëra komente u vunë re mendime, të cilat vinin në pah pakënaqësitë që ndjekësit kishin me fotot e saj.
Ata vinin në dyshim dashurinë që Rodrigues ka për Ronaldon, duke specifikuar se ajo ‘do paratë e futbollistit’.
Disa nga komentet e ndjekësve:
“Mos u shqetëso, i shohim stolit”
“Le të jenë stolitë në plan të parë”
“Mashkulli i ëndrrave të saj? Mendoj se në radhë të parë janë diamantet”
“Kjo më duket më shumë si një reklamë ore”
“Georgina, bëhu e sinqertë. I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë në këto fotografi”.
Këto komente kanë qenë të pakta në postimet e tyre në rrjete sociale, por pavarësisht pretendimeve çifti vazhdon të jetë akoma bashkë, duke zgjeruar akoma më shumë familjen e tyre.
Top Channel