Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit rreth situatës së pandemisë në në Shqipëri, ku brenda 24 orësh janë kryer 582 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 55 qytetarë.

Shifra e infektimeve është shpërndarë në këtë mënyrë: 35 në Tiranë, 10 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vau i Dejës, Durrës, nga 1 qytetar në Kamëz, Lushnje, Vlorë, Sarandë.

Deri më tani janë 296 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 76 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,845 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika 10 Qershor 2022

Raste të reja ditore          55

Të shëruar në 24 orë       76

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 582

 

Testime totale               1,834,223

Raste pozitive                  276,638

Raste të shëruara             272,845

Raste Aktive                         296

Humbje jete                        3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            212

Fier                  40

Vlorë               15

Korçë                9

Shkodër            6

Durrës               5

Elbasan             4

Berat                 2

Gjirokastër        2

Lezhë                1

Top Channel