Akrobatja Vitore Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Ministrja e kulturës, Elva margariti ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.
“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj”, shkruan Margariti.
Si një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut, Vitore Sallaku u nderua në tetor të vitit 2021 nga Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta me titullin “Mjeshtre e Madhe”.
Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.
Top Channel